Site icon Telegrafi

Negotinë, prangosen penguesit e zgjedhjeve

Bëhet fjalë për një 25 vjeçar dhe një 33 vjeçar ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar dënimin me burg prej tre vjetësh. Policia kishte në shënjestër gjatë aksionit edhe një person të tretë i cili i shpëtoi kapjes.

Personat akuzoheshin për kërcënimin dhe mbajtjen nën presion të kryetarit të këshillit zgjedhor në shkollën “Naim Frashëri” të Negotinës, gjatë zgjedhjeve të 2008. Këto persona kishim marrë me forcë materialet e votimit, kishin mbushur rreth 100 fleta votimi dhe i kishin hedhur në kutitë e votimit. Për vepër të njëjtën vepër penale akuzohen edhe 4 banorë të tjerë të këtij fshati.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dy persona, të cilëve i është hequr liria, njëri në moshën 25 vjeçare ndërsa tjetri 33 vjeçar. Ndaj tyre ka pasur aktgjykim të plotfuqishëm nga viti 2009 si kryerës të veprës penale, pengimit të zgjedhjeve dhe procesit të votimit. Dy personat ngarkohen me akuzën se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2008 në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Negotinë të Gostivarit, kanë hyrë në objektin i janë kërcënuar kryetarit të këshillit zgjedhor, më pas e kanë marrë materialin zgjedhor nga ai, i kanë plotësuar fletët e votimit dhe i kanë hedhur në kutitë”, ka thënë Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008 dhe atyre vendore të vitit 2009, MPB ka ngritur padi penale ndaj 220 personave. Aksionin i sotëm i Ministrisë së Brendshme është pjesë e aktiviteteve të saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe demokratike. /Alsat-M/

Exit mobile version