Telegrafi

Negotina pa rrymë elektrike, 300 fëmijë nuk shkojnë në kopsht

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Negotinë, sot 300 fëmijë nuk kanë shkuar në kopsht për shkak se kopshti nuk mund të kujdeset për to, përcjell Telegrafi

‘Gjërat nuk varen nga ne. Sipas informatave tona e gjithë Negotinë nuk ka energji elektrike. Informacionet që kemi tregojnë se bëhet fjalë për një defekt të madh. Për shkak se i gjithë qyteti nuk ka energji elektrike dhe se prindërit kthehen nga puna sepse pa energji elektrike nuk do të jenë në gjendje të funksionojë edhe subjektet tjera në qytet’, tha drejtoresha e kopshtit, Vesna Nacev.

Ajo shtoi se në këto rrethana, sigurisht se do të kishin reaguar prindërit për shkak se nuk duan që fëmijët e tyre të jenë këtu në të ftohtë. /Telegrafi/