Site icon Telegrafi

Negociatat edhe sonte përfunduan pa marrëveshje

Para pak çastesh përfaqësuesit e partive politike janë larguar nga rezidenca e ambasadorit amerikan në Vodno. Por është e qartë që edhe sonte nuk ka marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori Jess Baily para gazetarëve ka deklaruar se edhe pse nuk ka afat për arritjen e zgjidhjes pret që zgjidhja për krizën të arrihet deri në fund të kësaj jave.

“Nuk mund të konfirmoj se ka marrëveshje, por mund të them se në tryezë ka një propozim të ri interesant. Siç thash edhe të premten, kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për vendin, për BE dhe për ShBA. Partitë do ta shqyrtojnë këtë mundësi dhe do të vazhdojmë nesër”, ka deklaruar para mediave, Baily.

Përndryshe përfaqësuesit e partive sot kanë diskutuar për kompetencat e ministrit të brendshëm./Telegrafi/

Exit mobile version