Site icon Telegrafi

Neglizhencë në trajtimin mjekësor, Prokuroria e Fierit dërgon pesë mjekë në gjyq

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim pesë mjekë të Spitalit Rajonal Fier për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një pacienti.

Mjekët e pandehur L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., akuzohen për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga Kodi Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë.

Prokuroria Fier siguron se është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale. /Telegrafi/

Exit mobile version