Negin Ghalavand është një fotomodele dhe yll i rrjeteve sociale, e cila vetëm në Instagram numëron mbi 310 mijë ndjekës.
Ajo ka lindur në vitin 1999 në Teheran të Iranit, ndërsa është rritur në Amsterdam të Holandës.
Bukuroshja aktualisht jeton në kryeqytetin holandez, mirëpo një pjesë të madhe të kohës e kalon edhe në kryeqytet francez të modës, në Paris.
Në rrjetet sociale, ajo është shumë e popullarizuar falë fotografi që bënë në pah bukurinë e saj.
Nga ana tjetër, fansat e krahasojnë dukjen e 18-vjeçares me këngëtaren e famshme amerikane, Lana Del Rey.
Për këtë arsye atë e quajnë edhe ‘Lana Del Rey iraniane’ përkundër se ajo nuk merret me muzikë.
Negin shpesh angazhohet edhe nëpër evenimente bamirësie për t’i ndihmuar fëmijët në nevojë.
Më poshtë jua sjellim një galeri me fotografitë e bukuroshes. /Telegrafi/