Site icon Telegrafi

“Nefa Mebel”, qytetarët me padi të veçanta për mashtrimin (Video)

Nuk kanë të ndaluar reagimet lidhur me kompaninë “NEFA Mebel” e cila të premten gjatë natës mbylli dyqanet në Maqedoni dhe mashtroi qindra qytetarë të cilët kishin paguar për mobilje, por të njëjtit mbetën edhe pa para edhe pa inventarin e porositur. Qytetarët të cilët i kontaktoi Alsat thonë se do të ankohen pranë institucioneve për mashtrimin në fjalë. Organizata e Konsumatorëve i ka këshilluar që secili prej tyre individualisht të denoncojë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe menjëherë të angazhojë avokat.

Kompania “NEFA Mebel” nuk është e panjohur aspër Inspektoratin shtetëror të tregut. Vetëm këtë vit në tre raste kanë intervenuar dhe kanë arritur të kompensojnë tre konsumatorë të cilët u janë drejtuar ndërsa në rrjedhë e sipër është procedura për dy konsumatorë tjerë.

“Ne kemi kryer kontrolle brenda shtetit për ankesa të ndryshme dhe qytetarët përmes procedurës janë kompensuar. Në rastin konkret, bëhet fjalë për mashtrim klasik ku pronarët janë arratisur jashtë vendit dhe këtu duhet të përfshihen edhe organet e ndjekjes. Çdo qytetar i dëmtuar duhet të dërgojë shkresë pranë Inspektoratit. Nesër në takim me inspektorët do të kërkojmë zgjidhje se si t’u ndihmojmë konsumatorëve”, deklaroi Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit shtetëror të tregut.

Disa blerës të mashtruar kanë denoncuar rastin edhe në polici, por nga MPB-ja thonë se rasti po hetohet. Të premten, pikat e shitjes të “NEFA Mebel” brenda natës u mbyllën edhe në Serbi, ku konsumatorë të revoltuar hynë në një nga depot në Beograd duke marrë mobile të magazinuar. Mediat serbe shkruajnë se pas aferës qëndron “mbreti rus i krevateve”, Andrej Hodasheviç i cili përmes skemës së kompanive është pronar i “NEFA Mebel” në Serbi dhe Maqedoni./alsat/

Exit mobile version