Këngëtari i muzikës rok, Arbër Krasniqi, ka ardhur me një këngë të re të titulluar “I Need Love”.
Ai është mjaft i angazhuar me muzike, por pa i kushtuar shumë kohë promovimit të punës së tij, pasi që në kanalin e tij të YouTube gjenden dhjetëra kompozime të këngëve dhe muzikës filmike e teatrale.
Krasniqi është solokrijues duke i shkruar, kompozuar, orkestruar e kënduar këngët e tij.
Kënga “I Need Love” vjen pas albumit “Songs Of Memories” dhe disa këngëve të tjera në shqip, si “Unë e ti”, “Shko” e të tjera, të krijuara në studion e tij, “Lost Sound Studio”.
Rokeri po ashtu është i angazhuar me koncerte e festivale me grupin e tij, “The Poor”, me anëtarët Vullnet Krasniqi e Samir Hyseini, të cilët e themeluan grupin në vitin 2003. /Telegrafi/