Newcastle ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan pothuajse në asnjë moment.
Arsenali kërkoi penallti në fillimin e pesës së dytë, por që nuk u akordua, ndërsa Derclan Rice rrezikoi i pari.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 64-të me Anthony Gordon që shënoi për 1-0. Goli për katër minuta u rishikua në VAR për tu pranuar pastaj nga gjyqtari.
https://twitter.com/TransferSector/status/1720877965712486435
Arsenali tentoi pas goli të pranuar të bëjë më shumë, por që nuk ia arriti.
Newcastle me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i treti me 24 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore