Arsenali e ka zgjidhur shumë shpejt takimin përballë Newcastlen, duke kaluar në epërsi që herët.
“Topçinjtë” e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18-të, teksa në zhvillimet e një goditjeje këndi, portieri Loris Karius shmangu golin, por Sven Botman realizoi një autogol qesharak, kur nuk kishte asnjë presion nga kundërshtarët.
Dy mbrojtësit u munduan të largonin topin dhe ai shkoi sa te njëri tek tjetri, për të kaluar pastaj vijën e portës së tyre.
https://twitter.com/Korectsports/status/1761486611760447527
Ky ishte një nga autogolët më qesharak të vitit në Ligën Premier.
Arsenali pastaj shënoi edhe golin e dytë, kur Kai Havertz tundi rrjetën pas asistimit të Gabriel Martinellit. /Telegrafi/