Telegrafi

Nedved zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Nën-kryetari i Juventusit, Pavel Nedved është përkujdesur ta konfirmojë të ardhmen e Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi.

Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të lakuarit muajve të fundit, pasi flitej se lojtari mund të largohet këtë verë nga Juventusi.

Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain ishin klubet që u lidhen më shumë me transferimin e yllit portugez.

Lexo po ashtu Ronaldo, Mbappe dhe Icardi - efekti domino i transferimeve që përfshjnë Juventusin, PSG-në dhe Real Madridin

Megjithatë, drejtuesi i Juventusit, Nedved ka konfirmuar të ardhmen e Ronaldos me Zonjën e Vjetër.

“Ronaldo është lojtari ynë, i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe jemi të lumtur që e kemi me ne”, ka thënë fillimisht Nedved për Sport Mediaset.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim befasues te Manchester City

“Ai garanton gola çdo vit, dhe shënon shumë gjithashtu”.

“Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ne jemi duke u mbështetur tek ai”, përfundoi drejtuesi i Juventusit. /Telegrafi/