Nën-kryetari i Juventusit, Pavel Nedved është përkujdesur ta konfirmojë të ardhmen e Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi.
Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të lakuarit muajve të fundit, pasi flitej se lojtari mund të largohet këtë verë nga Juventusi.
Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain ishin klubet që u lidhen më shumë me transferimin e yllit portugez.
Megjithatë, drejtuesi i Juventusit, Nedved ka konfirmuar të ardhmen e Ronaldos me Zonjën e Vjetër.
“Ronaldo është lojtari ynë, i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe jemi të lumtur që e kemi me ne”, ka thënë fillimisht Nedved për Sport Mediaset.
“Ai garanton gola çdo vit, dhe shënon shumë gjithashtu”.
“Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe ne jemi duke u mbështetur tek ai”, përfundoi drejtuesi i Juventusit. /Telegrafi/