Telegrafi

Nedved vlerëson lartë Higuainin

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se Gonzalo Higuain është lojtari më i miri në botë për ta përfunduar aksionin. 

Sulmuesi që u ble 90 milionë euro ka shënuar shtatë gola në 12 ndeshje për Zonjën e Vjetër.

“Mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe tani na duhet ta përmirësojmë skuadrën”.

Lexo po ashtu Juventusi zbulon gjithçka rreth transferimit të Pogbas, ja nga kush merr Raiola 27 milionë euro

“Higuain? Shumë lojtar kanë pasur vështirësi në adaptim, por ne jemi të kënaqur me të, më shumë me përpjekjet e tij “

“Mendoj që lojtari me përfundimin më të mirë në botë”, ka thënë Nedved. /Telegrafi/