Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, e shikon Tottenham Hotspurin si një ekip solid dhe me një trajner të madh.
Bianconerët në ndeshjen e parë do të luajnë në Torino me 23 shkurt, ndërsa të dytën në Wembley me 7 mars.
“Është një short normal”, ka thënë Nedved për Premium Sport pas shortit.
“Ne nuk jemi përballur kurrë me Tottenham në Evropë, por u takuam në miqësore këtë verë dhe kemi humbur. Ndeshja është brenda dy muajsh, do shikojmë se si do shkon”.
“Kanë një ekip solid me një trajner të madh (Mauricio Pochettino), i cili ka potenciale sulmuese. Aty është Llorente të cilin ne e njohim mirë dhe shpresoj që mos të na bëjnë dëme ashtu siç bëri me Sevillan”.
“Në miqësore nuk ishim në kushte, duhet të besojmë në vete dhe të bëjmë më të mirën”, shtoi mesfushori legjendar i Zonjës së Vjetër.
Në Serie A ndeshja e ardhshme e Juves është ndaj Bolognas. /Telegrafi/