Telegrafi

Nedved për shortin: Nuk kishim fat, nuk varemi vetëm nga Ronaldo

Foto: UEFA

Juventusi do të luajë ndaj Atletico Madridit në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligë së Kampionëve.

Drejtori i Zonjës së Vjetër, Pavel Nedved, e cilësoi këtë ndeshje si të vështirë dhe me pak gola.

“Ne morëm ekipin më të mirë nga vazo e dytë. Ne nuk kishim fat me shortin, por ne kemi skuadër të mirë dhe do të tentojmë kualifikimin”.

“Cristiano (Ronaldo) është njeriu i Ligës së Kampionëve, por natyrisht ne nuk varemi vetëm nga ai”.

“Kemi skuadër të mirë kështu që besojmë. Atletico është një skuadër e balancuar, e vështirë për t’u përballur. Ata mbrohen thellësisht dhe krijojnë probleme pastaj me Costan dhe Griezmannin”.

Lexo po ashtu Liverpool – Bayern Munich kryendeshja në 1/8 e finales, lehtë për Realin e Barcelonën

“Shikoj dy ndeshje të vështira, ndoshta me jo shumë gola”, ka thënë Nedved pas shortit.

Juve nuk duhet të mendojë shumë për Serie A pasi tashmë ka filluar shkëputjen. /Telegrafi/