Pavel Nedved ka folur rreth shortit të Ligës së Kampionëve.
Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur para disa orëve, ka vendosur që kampioni i Italisë, Juvenus të përballet me skuadrën portugeze, Porto.
Megjithatë, sipas zëvendës presidentit të Juventusit, ‘Zonja e Vjetër’ nuk është favorite, pasi nuk ka skuadra të tillë dhe Porto nuk duhet nënvlerësuar.
“Të gjithë thonë se ne jemi favoritë, por në Ligën e Kampionëve nuk ka asnjë të tillë”, ka thënë ish-ylli i Juventusit, përcjell Telegrafi.
“Porto? Nuk duhet ta nënvlerësojmë asnjë”, ka përfunduar ish-fituesi i ‘Topit të Artë’. /Telegrafi/