Pavel Nedved ka folur pas hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Shorti i mbajtur në Nyon Të Zvicrës ka parë që Juventusi të ketë skuadrën befasuese franceze, Monacon, si kundërshtar të tyre.
Megjithatë, zëvendës-presidenti i klubit italian, Nedved ka deklaruar se kjo do të jetë një ndeshje e fortë pasi Monaco janë një skuadër e rrezikshme dhe me shumë talent të rinj.
“Të luash kundër një skuadre plot me talent të rinj që nuk kanë çfarë të humbasin është e rrezikshme”, ka thënë fillimisht Nedved pas mësimit të kundërshtarit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Në Ligën e Kampionëve duhet të bësh më të mirën tënde në çdo ndeshje dhe ky është synimi ynë”, përcjell Telegrafi.
“Në Barcelonë bëmë një gjë të madhe, por lojtarët tani janë të fokusuar që të fitojnë Kupën”, përfundoi zëvendës-presidenti i Juventusit. /Telegrafi/