Telegrafi

Nedved i thotë JO rikthimit

Mesfushori çek pas fundit të sezonit të kaluar i dha fund karrierës së futbollit, pasi i skadoi kontrata me ekipin e Juventusit. Edhe pse në drejtim të tij erdhën disa oferta të lakmueshme, Nedved vendosi t’i varë këpucët dhe të pushojë.

Por pas disa muajsh pauze filluan spekulimet se ish-fituesi i Topit të Artë planifikon të rikthehet, por vetë lojtari i ka mohuar këto spekulime.

“Nuk kam në plan ta ndryshoj vendimin tim të cilin e kam marrë vjeshtën e kaluar. Për tregime të tilla edhe unë vetë kam kuptuar nga gazetat. Por unë kam përfunduar me futbollin”, ka thënë Nedved./Telegrafi/