Telegrafi

Nedved flet për shumë çështje: Shorti i Ligës së Kampionëve, Sarri, shkëmbimi Dybala-Icardi

Zëvendëspresidenti i Juventus, ka folur për Sky Sport për shotin në Ligën e Kampionëve, por dhe për largimin e mundshëm të Paulo Dybalas.

Ai foli edhe për sëmundjen e Maurizio Sarrit, duke e konfirmuar se ai nuk do të kthehet me Napolin.

Fillimisht foli për shortin, duke thënë se duhet ta kalojë.

“Objektivi është të kalojmë grupin, më pas do të jenë ndeshje shumë të vështira. Jemi përmirësuar, kemi ndryshuar shumë. Jam i bindur se jemi gati për të bërë një sezon të madh”.

“Atleticon e njohim, është shumë e vështirë të shënosh kundër tyre dhe do të jetë një ndeshje e fortë, siç është gjithmonë kundër Simeones. Leverkusen është një skuadër e vështirë, veçanërisht si mysafirë. Jemi skuadra që synon të kualifikohet duke fituar grupin”.

“Sarri? Kemi bërë një komunikatë për shtyp: do të qëndrojë jashtë për dy ndeshje, sepse duhet të rikuperojë nga pneumonia. Do të kthehet pas ndërprerjes së kampionatit”.

Në fund Nedved u ndal duke i komentuar ditët e fundit të afatit kalimtar, duke u ndalur në shkëmbimin Paulo Dybala e Mauro Icardi.

“Kjo është një pyetje për Paraticin, por besoj se derisa afati të jetë i hapur, do të punohet. Gjithçka mund të ndodhë”.

“Icardi? Në afatin kalimtar punohet për të gjithë. Të gjithë punojnë për të shitur dhe për të blerë”, ka thënë ai. /Telegrafi/