Telegrafi

Nedved e siguron tifozin me aftësi të veçanta të Juves për qëndrimin e Ronaldos

(Foto: Screenshot/Juventusnews/Instagram)

Zëvendëspresidenti i Juventust, Pavel Nedved, e ka siguruar një tifoz në lidhje me qëndrimin e Cristiano Ronaldos te Zonja e Vjetër.

Superylli portugez nuk ka dhënë shenja të largimit këtë verë, mirëpo mediat sportive e kanë lidhur me klube të ndryshme.

Sidoqoftë, krerët e Bianconerëve kanë përsëritur vazhdimisht se 36-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Torino, ku ka edhe një vit kontratë.

Një tifoz me aftësi të veçanta ka qëndruar në hyrje të Continassas duke e pritur arritjen e Massimiliano Allegrit, ndërkohë që i ka kërkuar autograf edhe legjendës çeke.

Lexo po ashtu Ronaldo në momente intime me Georginan në pushime

Nedved është ndalur për t’ia plotësuar dëshirën, ndërkohë që tifozi e ka pyetur në lidhje me Ronaldon.

“Po vjen, po vjen”, i është përgjigjur 48-vjeçari lidhur me CR7, i cili aktualisht ndodhet për pushime me familjen dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)