Telegrafi

Nedim Bajrami i shënon supergol Napolit në ndeshjen e Coppa Italia

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami ka shënuar gol në ndeshjen e 1/8-tës në Coppa Italia të cilën Empoli po e zhvillohet në udhëtim te Napoli.

Napoli gjeti herët epërsinë në minutën e 18-të me mbrojtësin Giovanni Di Lorenzo, i cili shënoi me kokë për 1-1.

Megjithatë, Empoli arriti të kthehet në lojë në minutën e 33-të duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ishte mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, i cili shënoi një supergol me një goditje të fortë dhe të saktë për të barazuar shifrat.

Goli i 21-vjeçarit, i cili është reprezentues i Zvicrës U21 erdhi pas asistimit të Matos. /Telegrafi/