Telegrafi

Nedim Bajrami i shënon edhe një supergol nga distanca Napolit

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami ka shënuar edhe një gol në ndeshjen e Coppa Italias të cilën Empoli po e zhvillohet në udhëtim te Napoli, duke e çuar në dy numrin e golavë në këtë takim.  

Bajrami është duke e zhvilluar një superndeshje ndaj Napolit në udhëtim në kuadër të fazës së 1/8-tës në Coppa Italia.

Shqiptari 21-vjeçar shënoi një supergol në pjesën e parë për të barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa u përkujdes edhe për një tjetër gol të bukur në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Nedim Bajrami i shënon supergol Napolit në ndeshjen e Coppa Italia

Reprezentuesi zviceran nuk i la asnjë mundësi portierit të Napolit duke shënuar nga rreth 20 metra për 2-2.

Goli i Bajramit erdhi në minutën e 68-të pas një asistimit të Aleksa Terzic.

Në anën tjetër golat për Napolin u shënuan nga Giovanni Di Lorenzo (18’) dhe Hirving Lozano (38’). /Telegrafi/