Telegrafi

Nedellkovski mbështetë personat e akuzuar për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Edhe në seancën e sotme gjyqësore, të dyshuarit për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë mbështeten nga një grup protestuesish, ndër të cilët edhe gazetari kontraverz, Milenko Nedellkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makfax bën të ditur se ai është paraqitur para Gjykatës Themelore Shkupi 1, shpërndau disa flamuj të Maqedonisë dhe më pastaj u largua.

Më herët, Nedellkovski bëri thirrje publike që të mbështeten personat e akuzuar, dy nga të cilët edhe me tentimvrasje. Ai u bëri thirrje edhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të dalin në mbështetje të tyre./Telegrafi/