Prodhuesit e duhanit nuk e ndajnë vlerësimin me Odën Ekonomike të Maqedonisë se çmimi i blerjes së duhanit këtë vit do të jetë më i ulët, por pajtohen se për shkak të ndryshimeve klimatike ka ndikuar në cilësinë me çka nuk është e sigurt se a do të blihet 27 milionë kilogramë të kontraktuara, aq sa kërkojnë blerësit.
“Nuk mendoj se do të ketë çmim më të ulët të blerjes sepse tani korren ato. Edhe vitin e kaluar nuk kanë qenë me cilësi të mirë. Presim që në ditët në periudhën e ardhshme kushtet klimatike të jenë më të mira dhe të kemi cilësi si vitin e kaluar. Nga ana tjetër, është e saktë se sasitë janë zvogëluar. Firmat kërkojnë rreth 27 milionë duhan, sasia e cila është edhe kontraktuar, por për shkak të motit jo të mirë, në pyetje është se a do të ketë 20 milionë kilogramë”, tha për AIM-ën, kryetari i Lidhjes të shoqërisë së duhanit në Maqedoni, Kire Nedellkovki.
Nedellkovski njofton se gjatë kyçjes së kontratës prodhuesit disa herë kanë pasur takim me blerësit në të cilën është vendosur rritja e çmimit sipas cilësisë për 20 për qind, si dhe zvogëlimin çmimit për dallimet e cilësive gjatë vlerësimit.
Për prodhimin e duhanit të viti 2018-të janë kyçur 34.105 marrëveshje, janë dhënë 23.432 lista të shënuara, ndërsa janë paraqitur 14.669 hektarë me prodhim 28 milionë kilogramë. /Telegrafi/