Telegrafi

Nedellkov: Presim që të na ofrohet një shumë e mirë, të cilën nuk mund ta refuzojmë

Presim që të na ofrohet një shumë e mirë nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Financave, të cilën nuk mund ta refuzonim. Buxheti bëhet këtu, thesari është këtu, paratë janë këtu dhe prandaj presim një shumë të mirë. Propozim konstruktiv që do ta ofrojmë para anëtarësimit, pra si do të vendosin, tha sot kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov në takimin e sotëm me ministrin e Financave, Fatmir Besimi për shumën e pagave në arsim.

Sipas Nedellkovit, tani për ta është e pranueshme 18.4% dhe harmonizimi shtesë i pagës minimale me marrëveshjet kolektive.

“Kërkesat e Trençevskës janë të pamundura. Por ajo ka atë të drejtë sepse në vitin 2014 është miratuar një ligj i mjegullt. Kjo mund të konsiderohet si presion ndaj grevistëve”, tha Nedellkov pasi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se nëse nuk arrihet dhe punëtorët vazhdojnë me grevë, drejtorët e çerdheve duhet të gjejnë një mënyrë për t’u kujdesur për fëmijët që do të vijnë.