Site icon Telegrafi

Nedellkov: Jemi afër zgjidhjes për pagat e punëtorëve në çerdhe të cilët janë në grevë

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov ka informuar sot se problemi me pagesën e pagave për të gjithë punëtorët në çerdhe që ishin në grevë po shkon në drejtim të mirë.

“Jemi të bindur që ky problem do të zgjidhet deri në fund të javës. Nuk duhet të jetë pengesë për sa i përket vullnetit të mirë nga të dyja palët. Negociatat me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po përfundojnë dhe çfarë do të merret vesh për rritjen e pagave në arsim do të vlejë për mbrojtjen e fëmijëve dhe çfarë është rënë dakord me grupet e punës të dy ministrave që të nënshkruhen kontratat kolektive në një kornizë të përshtatshëm.

Do të përfundojmë patjetër deri nesër, sot kemi takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku do t’i sqarojmë gjërat e dakorduara”, tha Nedellkov pas takimit me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Trençevska më herët deklaroi se deri në fund të javës pritet të gjendet zgjidhje për pagesën e punonjësve në çerdhe./Telegrafi/

Exit mobile version