Kemi komunikim korrekt me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, por nëse deri më 15 mars nuk e marrim rritjen e kërkuar të pagave, do ta ndërpresim mësimin me grevë të përgjithshme, ka konfirmuar edhe njëherë njeriu i parë i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
“Kërkojmë jo vetëm harmonizimin e pagave me marrëveshje kolektive por edhe nënshkrimin e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm. Kjo i referohet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por të mos harrojmë çerdhet që janë nën juridiksionin e MPPS-së”, tha Nedelkov.
Paga më e ulët e një mësimdhënësi është 24.500 denarë dhe me rritjen e kërkuar nga SASHK-u, kjo shumë do të shkojë në mbi 40.000 denarë.
“Është e qartë se një pjesë e madhe e mjeteve buxhetore duhet t’i nënshtrohen pagesës së pagave, gjë që nuk u pëlqen “gardianëve” të buxhetit. Kemi vite që kërkojmë harmonizimin e pagës minimale me kontratat kolektive. Nëse do të bëhej para tre vitesh, sot nuk do të kishte problem, sepse rritja e pagave nuk do të ndodhte në të njëjtën kohë”, thotë Nedellkov.
Ai bëri thirrje për unitet mes mësuesve, pavarësisht nga partia e tyre politike dhe u kërkoi drejtorëve që të mos bojkotojnë grevën./Telegrafi/