Site icon Telegrafi

Nedellkov: Digjitalizimi është punë e mirë, por librat nuk duhet të ndalohen për përdorim

Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot në Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut zgjodhi udhëheqësi të re. Siç u tha, sfidë për udhëheqësinë e re do të jenë pagat e të punësuarve dhe digjitalizimi në shkolla.

Kryetari i deritanishëm i SASHK-ut Jakim Nedellkov para fillimit të Kongresit deklaroi se njëra nga qëllimet strategjike të përbërjes së ardhshme të Sindikatës do të jetë pagesa e pagave sipas ndryshimit të pagës minimale.

“Kjo do të jetë njëra nga qëllimet tona strategjike në periudhën e ardhshme mandatuese. Shteti, pushteti dhe ministritë duhet t’i respektojnë ligjet. Megjithatë, bëhet fjallë për Ligj për pagë minimale e cila i obligon autoritetet të paguajnë pagë sipas ndryshimit të pagës minimale. Kjo, për fat të keq, nuk është bërë”, deklaroi Nedellkov.

Si sfidë për udhëheqësinë e ardhshme, sipas Nedellkov, mbetet edhe vendosja e digjitalizimit në shkolla. Konsideron se digjitalizimi është mënyrë e mirë për mësim, por që duhet të krijohen kushte për vendosjen e saj. Thotë se libra duhet të ketë dhe se askush nuk guxon ta ndalojë përdorimin e tyre.

Si punë pozitive e sjellur në periudhën e fundit, Nedellkov i potencoi tre marrëveshjet kolektive në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve, arsimit të lartë dhe kulturës me të cilat të punësuarit në këto sektore kanë një sërë përfitimesh.

Duke u kthyer në periudhën e mandatit të kaluar në të cilin ishte në krye të Sindikatës, Nedellkov tha se janë sjellur dokumente cilësore të cilat premtojnë se në periudhën në vijim sindikata do të vazhdojë në mënyrë shumë më intensive të punojë në realizimin e të drejtave dhe interesave të anëtarëve.

Exit mobile version