Site icon Telegrafi

Nedellkovski në janar do të gjykohet për përdorim të gjuhës së urrejtjes

Milenko Nedellkovski, më 17 janar të vitit të ardhshëm do të ulet në bankën e të akuzuarve për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për ngjarjen e përhapjes së zjarreve në Atika të Greqisë, ku vdiqën 100 persona, ndërsa Prokuroria atëherë vlerësoi se Nedelkovski si person publik ka shpërndarë në internet përmbajtje raciste dhe ksenofobike.

Në profilin e tij publik në Facebook, ai shkroi një koment për rastin e zjarrit në gadishullin grek Atika, i cili, sipas aktakuzës, nxiti urrejtjen ndaj grekëve si një grup etnik.

Për këtë vepër penale, në Kodin Penal parashihet dënimi me burg prej një deri në pesë vjet.

Lexo po ashtu Akuzë penale ndaj Milenko Nedellkovskit për komentet e tij për viktimat nga zjarri në Greqi

Atij do t’i gjykojë Marin Stanevski, i cili gjykoj për rastin e të miturës Tamara./Telegrafi/

Exit mobile version