Gjykata kushtetuese ka nevojë për më së paku katër gjykatës që të mund të funksionojë në mënyrë efikase, ka theksuar kryetarja e Gjykatës supreme, Lidija Nedelkova, në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor, transmeton Telegrafi Maqedoni
„Gjykata nuk mund ta kryejë punën e vetë, ndërsa në veçanti alarmuese është situata në Njësinë për gjykim në afat të arsyeshëm, ku funksionojmë me dy këshilla, ndërsa jemi të obliguar me afate prej gjashtë muajsh“, ka thënë ajo para Këshillit gjyqësor.
Për shkak të mungesës së gjykatësve në të gjithë departamentet, Këshillat për vendosje krijohen nga gjykatës që vijnë nga departamenti Penal dhe Qytetar, që krijon problem tjetër, respektivisht rritje të kërkesave për ndërrim të gjykatësve, ka shtuar Nedelkova.
Ndryshe në Gjykatën kushtetuese nuk është bërë zgjedhje e gjykatësve të ri për tashmë tre vite, ndërsa në ndërkohë një numri të madh të gjykatësve u ka kaluar mandati./Telegrafi/