Telegrafi

NEC nxjerr tabletin me dy ekrane në Qershor

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie ky është një tablet që i nevojitet çdo intelektuali për shkak të programit të shënimeve, por veçanërisht Mjekëve. Kjo pasi në këtë pajisje ka një program profesional të quajtur e-Pathologist që i lejon mjekëve të shohin në rezolucion të lartë ekot, grafitë etj…, madje dhe t’i ruajë në kompiuter.

Androidi i NEC ka dy ekrane 7-inch me prekje me rezolucion 600 x 800, një procesor ARM Cortex A8, një kamea 3 megapiksel, një portë hyrëse për USB dhe një tjetër për kartë microB e SDHC, një stilolaps shënimesh dhe jetëgjatësi baterie deri në 5 orë punë.

Fillimisht ky tablet do të dalë në tregun japonez, ndërsa së shpejti pritet të shpërndahet edhe në Evropë. Ende nuk ka asnjë cmim për Androidin e NEC. /Telegrafi/