Site icon Telegrafi

Nebula Manatee shfaqet në imazh

Emri i nebulës është një emër i ri për pamjen hapësirore përderisa fotoja rastësisht do të shfaqet në të njejtën kohë me ceremoninë e festimit të Manatee-ve (lloj i fokave detare), Florida Manatee Festival.  

Ata të cilët janë përfshirë në këtë manifestim po shpresojnë që nebula me formë të fokës manatee do të rris vetdijësimin e problemeve me të cilat përballen këto lloje të specjeve ujore. 

Manatee Nebula është formuar rreth 20,000 vjet më parë nga shpërthimi i një ylli gjigant në atë pjesë të universit. Të mbeturat e supernovës janë nebulat.
Para ‘vdekjes’ së yllit, shtresat e jashtme të gazrave u nxorrën dhe tani ato sillen si re me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër, në vendin e mbetur.  
Nëse ju interesojnë objektet spektakulare të hapësirës, mund të kërkoni më shumë detaje rreth rrëbeshit të meteorëve që pritet të shihen gjatë këtij viti si dhe dy kometat më të ndritshme që do të shihen në qiell më vonë gjatë këtij viti. /Telegrafi/
 
Exit mobile version