Site icon Telegrafi

Nebiu: Mallrat e konfiskuara nuk kalben nëpër depo, ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar Driton Nebiu, ka dërguar 900 pako me pajisje shkollore për nxënësit në shkollën fillore të fshatit Çashkë. Gjatë fjalës së mbajtur, drejori Nebiu ka deklaruar se kjo është ditë e rëndësishme për nxënësit, për fëmijët, të cilët janë e ardhmja, e për të cilët duhet të punohet vazhdimisht.

“Për të shënuar këtë ditë, ne vlerësuam se forma më e mirë është duke i gëzuar këta fëmijë, duke u dhuruar atyre pajisje shkollore dhe gjëra të nevojshme. Sot kemi dhuruar për nxënësit e Çashkës 900 pako me mjete shkollore. Jam i gëzuar për dy arsye, e para që tanimë prona dhe mallrat e konfiskuara nuk kalben e prishen nëpër depo si në të kaluarën, por ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve dhe institucioneve ku poashtu janë në interes të qytetarëve”, deklaroi Driton Nebiu, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.

Nebiu ka deklaruar se me këto aksione duan ta përcjellin mesazhin se prona e shtetit dhe çdo pasuri e shtetit është e vetë qytetarëve.

“Përmes këtyre aksioneve, investimeve dhe formave të tjera duhet të kthehet në interes dhe dobi të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë me projekte të këtilla, sepse ky është obligimi ynë, përgjegjësi e jona dhe ne këtë ua kemi premtuar qytetarëve dhe sot vetëm se po kryejmë detyrimin tonë”, tha Nebiu./SHENJA/

 

Exit mobile version