Site icon Telegrafi

Nebenzia: I parakohshëm votimi i sanksioneve kundër Koresë së Veriut

Rusia shprehu sot dyshimet mbi mundësinë e një votimi të Këshillit të Sigurimit për sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut të hënën e ardhshme, duke nënvizuar se çdo rezolutë duhet të parashikonte një dialog me Phenianin.

“Të kalosh në votim që prej të hënës së  ardhshme, ashtu si kërkon SHBA-të, do të ishte pak e parakohshme. Nuk mendoj se jemi të aftë të arrijnë në këtë fazë kaq shpejt”, deklaroi për gazetarët ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia.

Diplomati përsëriti se një tekst që përmban vetëm sanksione nuk kishte shumë kuptim.

“Ne dëshirojmë një referencë mbi nevojën për një dialog politik të bazuar në iniciativat e fundit të ndërmarra”, theksoi Vassily Nebenzia.

“E vetmja gjë që është mbi tryezë, është propozimi i përbashkët ruso-kinez për një ngrirje të manovrave ushtarake amerikane-koreano-jugore”, shtoi diplomati.

Dje, SHBA-ja e cilësoi këtë propozim të padrejtë duke e hodhur poshtë në mënyrë kategorike.

“Kur një shtet ka një armë bërthamore dhe raketat ndërkontinentale drejtohen kundër jush, mos e limitoni vëmendjen”, theksoi në Këshillin e Sigurimit, Nikki Haley, ambasadorja amerikane në OKB.

“Sanksionet e reja mund të përfshijnë sektorët e naftës, turizmit dhe kthimin e emigrantëve në Korenë e Veriut”, sipas burimeve diplomatike.

Exit mobile version