Telegrafi

Në Zvicër martohen ligjërisht çiftet e së njëjtit seks

Në Zvicër janë zhvilluar dasmat e para të ligjshme të të njëjtit seks, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Nëntë muaj më parë vendi mbajti një referendum ku 64 për qind e publikut zviceran votuan për ligjin “Martesa për të Gjithë”.

Më 1 korrik, çiftet e lumtura ishin në gjendje të martoheshin ligjërisht dhe do të gëzojnë të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale, si të drejtën për birësim.

Të porsamartuarit e kanë përshkruar si një “ditë simbolike”. /Telegrafi/