Në Zvicër janë zhvilluar dasmat e para të ligjshme të të njëjtit seks, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Nëntë muaj më parë vendi mbajti një referendum ku 64 për qind e publikut zviceran votuan për ligjin “Martesa për të Gjithë”.
Më 1 korrik, çiftet e lumtura ishin në gjendje të martoheshin ligjërisht dhe do të gëzojnë të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale, si të drejtën për birësim.
Të porsamartuarit e kanë përshkruar si një “ditë simbolike”. /Telegrafi/