Site icon Telegrafi

Në zonën industriale në Zhelinë ndërtohet fabrikë për riciklimin e gomave

Lokacionin në komunën e Zhelinës ku ndërtohet fabrika për riciklimin e gomave të vjetra sot e vizituan kryeministri Zoran Zaev, ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Sadull Duraku, zv.ministri Jani Makraduli, kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu dhe këshilltari për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Dragan Jovanov.

Fabrika për riciklimin e gomave, siç informojnë nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, do të jetë e vetmja e këtij lloji në Ballkan, ndërsa parashikohet që në këtë fabrikë të punësohen rreth 400 persona.

Dobia e riciklimit të gomave është se masa e përfituar nga ky proces mund të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e rrugëve, korsive për këmbësorë, etj.

Objekti është me sipërfave prej 4.500 metra katrorë dhe ndodhet në zonën industriale në Zhelinë. Në suaza të këtij projekti planifikohet ndërtimi edhe i dy fabrikave tjera me dedikim të ndryshëm./Telegrafi/

Exit mobile version