Në mbrëmjen e datës 6 janar 2024, Policia e Komunikacionit Rrugor ka intervenuar në një rast të tejkalimit të kufirit të shpejtësisë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Babushit, ku një i ri 24-vjeçar, identifikuar si E.H., u kap duke udhëtuar me një shpejtësi prej 129 km/h në një zonë ku kufiri i lejuar është vetëm 50 km/h.
Për shkeljen e rregullave të trafikut, organet e rendit i kanë shqiptuar ngasësit një gjobë në vlerë prej 300 eurosh.
Ai po ashtu është penalizuar me tri pikë negative dhe është pezulluar nga drejtimi i mjetit për tre muaj, me heqje të patentë-shoferit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u bënë thirrje të gjithë shoferëve të tregojnë kujdes dhe të përmbahen nga shkeljet e trafikut, pasi ato cënojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.
Për më tepër, policia inkurajon qytetarët të raportojnë çdo situatë të dyshimtë ose shkelje tek autoritetet përkatëse duke përdorur aplikacionin “Lajmëro policinë” ose duke kontaktuar në numrat për emergjenca, duke garantuar se çdo informacion do të mbetet konfidenical./Telegrafi/