Site icon Telegrafi

Në Zhur sot varrosen babai dhe dy djemtë që humbën jetën në aksident

Në Zhur të Prizrenit sot do të varrosen kufomat e tri viktimave të familjes Sope, që humbën jetën të shtunën në një aksident komunikacioni.

Në aksidentin tragjik, që ndodhi të shtunën në afërsi të këtij fshati, humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope, babai me dy djemtë.

Pas këtij aksidenti kryesia e Bashkisë e Lokale e Zhurit ka vendosur, që në nderim të viktimave, të dielën, ditën e varrimit ta shpallë ditë zie, njofton Telegrafi.

“Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.

Lexo po ashtu Babai me dy djemtë e tij, viktima të aksidenti tragjik në Zhur të Prizrenit

Aksidenti tragjik, ku humbën jetën tre anëtarët e familjes Sope, ndodhi të shtunën rreth mesditës në rrugën Prizren-Zhur, kur automjeti i tipit “Golf”, në të cilin ishin viktimat, është ndeshur me kamionin për pastrimin e borës.

Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes për të konstatuar shkaktarët e aksidentit. Ndërsa, është dërguar në ndalim policor shoferi i kamionit, i cili nuk ka pësuar lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version