Shkolla fillore“ Luigj Gurakuqi” në Zhelinë, pas disa herëve përurim dhe hapje solemne edhe zyrtarisht u bë me sallë sportive. Në ceremoninë e përurimit të saj ishte prezent ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë Pishtar Lutfiu dhe funksionar tjerë nga BDI, njofton Telegrafi Maqedoni
Salla e re sportiva ka një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë, me tribunë dhe me të gjitha paisjet e tjera që do të shërbejnë për sport, në futboll, hendboll, volejboll dhe gjimnastike. Projekte të ngjashme janë paraparë edhe në shkollat tjera të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/