Telegrafi

Në Zhegër, fiqnjët ngatërrohen për 1 ar tokë (VIDEO)

Ymer Selimi nga Zhegra e Gjilanit ka vendosur ta lëshojë truallin që ka jetuar tash e sa vjet, për shkak, siç thotë ai, të problemeve me komshinjtë.

Veturës së Selimit, orët e para të datës 24 Korrik, i është vënë flaka derisa sipas tij, ky është rasti i tretë, pasi edhe në vitin 2013 dhe 2015 iu është djegur sera, njofton Klan Kosova.

Për këtë ai fajtor po i le fqinjët t tij derisa sipas Selimit, sherr po del të jetë një copë tokë prej 1 ari, ku ai ka ndërtuar një serë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit.