Telegrafi

Në zgjedhjen e parfumit ndikon aroma jonë natyrore

 Përkundër mendimit të përgjithshëm se parfumin e zgjedhim për të fshehur aromat trupore, ekspertët pranë Universitetit të Pragës kanë zbuluar se njerëzit janë të prirë që të zgjedhin parfumet që plotësojnë aromën e tyre natyrore, dhe krejt kjo për të qenë sa më atraktivë ndaj tjerëve.

“Njerëzit i kanë përdorur parfumet me mijëra vite, ndërsa kryesisht është besuar se përmes tyre duan ta maskojnë aromën natyrore. Në fakt, kemi zbuluar se ekziston ndërveprim i fortë në mes të parfumit dhe aromës trupore, prandaj zgjedhim parfumet të cilët plotësojnë aromat tona natyrore”, ka deklaruar Jan Havlicek, antropolog pranë Universitetit të Pragës.

Ndërkohë, eksperti i aromave dhe shijeve pranë Universitetit Cardiff, Tim Jacob, thotë se në zgjedhjen tonë ndikon edhe sistemi imunitar.

“Më tërheqës na duken njerëzit të cilët kanë sistem tjetër imunitar dhe kanë tjetër aromë në krahasim me ne. Kështu, partnerit duhet t’i blejmë parfum tërësisht të kundërt me atë që blejmë për vete”, ka pohuar ai. /Telegrafi/