Telegrafi

Në “zemër” të uraganit Florence, gazetarët mezi arrinin të qëndronin në këmbë gjatë raportimit live (Video)

Për t’ia dokumentuar botës fuqinë e uraganit Florence që me javë të tëra është paralajmëruar nga autoritetet amerikane që do të godet bregun lindor, gazetarët dhe kameramanët janë detyruar të shkojnë në vendin e ngjarjes pavarësisht vështirësive që i kanë pasur gjatë punës së tyre.

Shumica prej tyre kanë raportuar live që mezi dëgjoheshin dhe kuptoheshin se çfarë, po thonë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, transmeton Telegrafi.

Edhe pse të lagur dhe mezi qëndronin në këmbë, ata për asnjë moment nuk e lëshuan mikrofonin dhe kamerat për ta kryer punën dhe dëshmuar fuqinë e uraganit Florence.

Uragani Florence ka prekur bregun lindor, duke detyruar miliona amerikanë t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në vende tjera për t’i shpëtuar më të keqes. Erërat e forta të këtij uragani lëvizin deri në 300 kilometra në orë. /Telegrafi/