Site icon Telegrafi

Në zemër të bjeshkëve të Jezercit, restoranti Hija e Maleve ofron pamje magjepsëse e ushqim që shkrihet në gojë

Pikërisht si në përshkrimin që Ernest Koliqi bën në librin e tij “Hija e Maleve”, për natyrën, të njëjtën ndjesi të jep vizita në restorantin që gjendet në malet e bukura të Jezercit në Ferizaj.

Hija e Maleve, tashmë është bërë atraksion kryesor për turistët që vizitojnë Ferizajn, e bjeshkët e këtij vendi, nga i cili shihen disa pjesë të Kosovës.

Me një pamje fantastike të Jezercit, fshat piktoresk që gjendet pak kilometra larg qytetit të Ferizajt, Hija e Maleve është vendi ku ju do të donit të kalonit një pasdite të këndshme me familjarët e tuaj, apo një mbrëmje freskuese me miqtë në këto ditë të nxehta të verës.

Ajo se çka e bën të veçantë restorantin Hija e Maleve është pikërisht ambienti komod që është ndërtuar për të bërë të ndihen mirë prej fëmijëve që kanë këndin e tyre të lojërave ashtu edhe të rriturit.

Ushqimi tradicional, ashtu si dikur në odat tona, është njëra nga pikat më të forta të restorantit, andaj, ne ju rekomandojmë të gjithë juve që gjithsesi të vizitoni këtë vend.

Me një menu tejet të pasur, Hija e Maleve do të bëhet shumë shpejt vendi juaj i preferuar. Menyja ushqimore është hartuar në atë formë, që pos ushqimeve tradicionale, të plotësojë çdo kërkesë apo shije tuajën.

Stafi do të kujdeset që të gjithë ju që e vizitoni këtë vend të keni një komoditet të jashtëzakonshëm gjatë vizitës tuaj.

Ndërkaq, për të apasionuarit pas natyrës, ju mund të eksploroni Jezercin edhe përmes motorrave Off Road që Hija e Maleve ka sjellë si atraksion të fundit.

Vendi perfekt në çdo stinë të vitit.

Hija e Maleve, në zemër të maleve të Jezercit.

Për më shumë informata apo rezervime, kontaktoni në:

Tel: 048 200 051
Facebook: Hija e Maleve
Instagram: hija_e_maleve

Exit mobile version