Site icon Telegrafi

Në Zelandën e Re jeton komuniteti shqiptar me 800 banorë, Taulanta Gjerqeku rrëfen për jetën atje

Taulanta Gjerqeku është një shqiptare nga Prishtina me origjinë nga Gjakova që jeton dhe punon prej shumë vitesh në Zelandën e Re.

Në periudhën e luftës në Kosovë ajo kishte emigruar në Zelandën e Re ku kishte vazhduar studimet për arkitekturë.

Sot Taulanta punon në fushën e arkitekturës në Zelandën e Re por thotë se mban vazhdimisht kontaktet me Kosovën.

Duke folur për pandeminë në këtë vend të largët nga Kosova, Taulanta thotë Zelanda e Re e ka menaxhuar më së mirë situatën me virusin.

Ajo thotë se kur Evropa dhe vendet e Azisë po përballeshin me fluks të madh të infektimeve Zelanda kishte marrë mësimet dhe masat njëkohësisht.

Sot Zelanda e Re ka vetëm një rast aktiv me coronavirus.

Taulanta tregon edhe për gjendjen e komunitetit shqiptar në këtë vend dhe numrin e tyre

“Jemi një komunitet i vogël shqiptarësh prej rreth 800 vetash. Jemi shumë të afërt dhe kalojmë shumë bukur me njëri tjetrin. Në përgjithësi është një atmosferë e mirë mes nesh”, deklaroi ndër të tjera Taulanta Gjerqeku./Telegrafi/

Exit mobile version