Telegrafi

Në zbulimin e shtatores, jehon kënga për Kurtin – të moshuarit ia hedhin valles

Mërgimtari Sabedin Uka të mërkurën kishte organizuar festë në oborrin e tij në Peran të Podujevës, në përurimin e shtatores së Albin Kurtit, të cilën e kishte porositur vet llapjani.

Për ta bërë më madhështore ceremoninë e zbulimit të shtatores së kryeministrit Kurti, Uka kishte ftuar edhe këngëtar.

E, kur shtatorja u zbulua e jehoi kënga për Albin Kurtin, të pranishmit, kryesisht disa të moshuar, ia ‘krisën” valles. /Telegrafi/

Atmosferën në përurimin e shtatores së Kurtit në Peran mund ta ndiqni në videon e Telegrafit: