Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë-DEA, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë dhe me ndihmën e Minoriteteve Kombëtare të Republikës së Kroacisë, organizoi manifestimin “Skënderbeu në Letërsinë kroate” nga At.Andrija Kačić Mioshic me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe 262-vjetorit të botimet të veprës “Biseda të këndshme mes popullit slloven” nga At.Andrija Kačić Mioshic, shkrimtar kroat i cili ka shkruar për popullin shqiptar dhe heroin Gjergj Kastrioti–Skenderbeu.
Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë-DEA, me rastin e këtij manifestimi “Skënderbeut në Letërsinë Kroate” ka publikuar një koleksion poezish dhe prozë nga At.Andrija Kačić Mioshic, shkëputur nga vepra “Biseda të Këndshme të Popullit slloven”.
Ljiljana Koci, kryetare e Shoqatës së Artistëve Shqiptarë të Kroacisë theksoi se marrëdhëniet miqësore midis shqiptarëve dhe kroatëve janë unike në histori dhe që e kanë për detyrë që në çdo rast t’i përmendin personat që këta dy popuj kanë mbajtur afër nëpër shekuj.
“At.Andrija Kačić Mioshic është një prej tyre”, tha ajo, duke shtuar se qyteti i Zagrebit miratoi emërimin e rrugës ose Sheshit Skënderbeu dy vjet më parë, por për fat të keq ky projekt nuk është realizuar.
Ndërkaq, Xhevat Limani, themelues dhe drejtor i teatrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se në pothuajse të gjitha kryeqytetet botës gjendet monumenti i Gjerg Kastriot Skënderbeut, mbrojtësit më të madh të qytetërimit perëndimor.
Ndryshe, manifestimi u ndoq nga qytetarët e Zagrebit, Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Kroacisë, nga qytetarët e Zagrebit, Velika Gorica, Bjelovar dhe Pula, dhe shoqatave shqiptare dhe përfaqësuesve të tyre, si dhe shoqatave kroate te cilët promovojnë artin, letërsinë dhe zhvillimin e shoqërisë civile. /Telegrafi/