Telegrafi

Në xhirim të ngadalësuar shfaqen goditjet e frikshme të Jake Paul dhe ish-kampionit të UFC, Tyron Woodley

Jake Paul është duke ndërtuar një emër të madh në boks edhe pse ai është kritikuar në vazhdimësi për stilin e tij.

YouTuberi i famshëm arriti të mposht ish-kampionin e peshave të lehta në UFC, Tyron Woodley, për të vazhduar me rekordin e tij prej katër fitoresh dhe asnjë humbje.

Paul i fitoi tre raundet e para, derisa ylli i MMA-së tentoi të riktheje në të katërtin, por nuk e shfrytëzoi mundësinë.

Lexo po ashtu Jake Paul mposht ish-kampionin e UFC, Tyron Woodley në një meç që u dashtë ndërhyrja e gjyqtarëve

Woodley kishte shansin që të nokautonte YouTuberin, mirëpo nuk ia doli dhe më pas ky i fundit riktheu epërsinë.

Në një xhirim të ngadalësuar, u panë goditje të fuqishme nga të dyja anët, por që vetëm njëri ishte fituesi.

Përmes një vendimi të ndarë nga gjyqtarët, Paul u shpall fitues dhe kjo ishte hera e parë për të që merr një fitore të tillë. /Telegrafi/