Një fillim të vitit 2018 kaq të mirë Milot Rashica nuk e ka parë as në ëndrrën e tij më të bukur.
U transferua nga Vittese te Werder Bremeni për rreth tetë milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2020.
Në stërvitjen e parë me klubin gjerman pritet në mënyrën më të mirë nga tifozët, loja e tij pëlqehet edhe nga trajneri.
E çfarë do më shumë një lojtar profesionist i cili ende nuk ka mbushur një javë me klubin e ri. Të startojë në ndeshjen e ardhshme?
E për këtë janë përkujdesur tifozët, pas raportimit nga mediat gjermane, ata janë ngritur në këmbë dhe kanë mbështetur idejen se shqiptari duhet të startojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Schalke 04.
‘BremenNEXT’, një radio stacion lokal ka publikuar një video ku këngën e famshme ‘Machika’ të J. Balvin, Jeon dhe Anitta, e kanë bërë në versionin ‘Rashica’, transmeton Telegrafi.
Kjo në dedikimit të Milotit dhe kanë kërkuar nga trajneri Florian Kohfeldt ta fusë në fushë shqiptarin nga Kosova prej minutës së parë.
Video menjëherë është pëlqyer, komentuar dhe shpërndarë me të madhe në Werder. /Telegrafi/
Versioni real: