Site icon Telegrafi

Në Washington prezantohen reformat kadastrale të Maqedonisë

Drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Sllavçe Tërpeski, mori pjesë në konferencën e agjencive për politika parcelash toke, organizuar nga Banka Botërore, e mbajtur në Washington D.C, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, para të pranishmive, Tërpeski prezantoi reformat në Kadastrën e Maqedonisë. Sipas tij, në tre vitet e ardhshme do të formohet regjistri i adresave, vlerësimi masovik i patundshmërive dhe zbatimi i ZD kadastrës në Maqedoni.

Synohet që të bëhet vlerësimi i rreth 1 milionë ndërtesave në Maqedoni. Gjatë konferencës, përfaqësuesit e Maqedonisë realizuan takime me homologët e tyre holandez dhe britanik, si edhe me disa delegacione të shteteve afrikane./Telegrafi/

Exit mobile version