Në zbatim të Urdhëresë së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktit, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ka urdhëruar të gjithë operatorët ekonomik që operojnë në territorin e Komunës së Vushtrrisë të vendosin flamujt që tregojnë prejardhjen e produktit.
Nga Inspektorët komunal, po bëhen inspektime të vazhdueshme për të përcëlluar zbatimin e kësaj urdhërese nga të gjithë operatorët ekonomik që veprojnë në territorin e Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/